
Giovanni Leoni
Derbi i Milanos pritet të nisë më herët nga se është programuar. Nuk po flitet për betejë mes Interit dhe Milanit në fushën e lojës, por për një përballje mes dy ekipeve në merkaton e verës.
Zikaltrit dhe kuqezinjtë kanë nisur një “luftë” për të siguruar shërbimet e talentit të Parmës, Giovanni Leoni. Megjithatë, drejtuesit e klubit italian janë shprehur se 18-vjeçari është një pikë kyçe dhe nuk është në shitje.
Mediat italiane raportojnë se në rast të një largimi të mundshëm të Leonit, Parma do të kërkonte të paktën 40 milionë euro. Sezonin që lamë pas, talenti italian zhvilloi 17 paraqitje arriti të shënojë dhe një gol.
Poll