
BYLIS – TIRANA 1-1
Java 26
Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Damcevski, Adili, Zguro; Maçolli, Loran; Santos, Esquerdinha, Lajthia; Kaçorri Trajner: N. Shensoi
Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Lushkja; Hasani, Nikqi, Haxhiu Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Enea Jorgji
Ndeshja: Tirana nuk ka mundur të marrë më shumë se 1 pikë në përballjen me Bylisin. Mallakastriotët ishin pranë 3 pikëve, por në minutën e 90-të, sulmuesi Hasani i mohoi fitoren vendasve. Edhe pse minutat shtesë ishin mjaft emocionuese, në fund të ekipet ndanë nga 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, bardheblutë mbeten në vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Bylis në vendin e parafundit me 28 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.
90'- Tirana barazon shifrat. Florent Hasani realizon golin e parë.
88'- Tirana sërish pranë golit. Kristal Abazaj ndalet sërish nga Teqja.
81'- Tirana pranë golit. Gjuan Kristal Abazaj, por pret mirë Aldo Teqja.
66'- Bylis realizon golin e parë. I jashtëzakonshëm Esquerdinha që me të majtën tund rrjetën e portierit kundërshtar.
61'- Në fushë Kristal Abazaj. Jashtë Dijar Nikqi.
49'- Tirana realizon golin e parë me Regi Lushkjën. Por anulohet gjithcka për pozicion jashtë loje.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 3 minuta shtesë.
29'- Mrekullia mban emrin Visar Bekaj. Xhonatan Lajthia gjuan bukur, por portieri i Tiranës i mohon golin.
26'- Bylis pranë golit. Godet me kokë mirë Trumci, por sfera shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
16'- Bylis sulmon nga e majta, por largon mirë Najdovski.
10'- Përgjoni gjuan në hyrje të zonës, por Aldo Teqja i thotë "Jo" golit.
8'- Nikqi ka një mundësi të mirë për të asistuar, por pa rezultat.
1’- Starton sfida në stadiumin “Adush Muça”.