Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Bum Bum Sadiku” edhe në Indi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Bum Bum Sadiku” edhe në Indi, sulmuesi i

Armando Sadiku më në fund ka gjetur golin në Indi. Sulmuesi nga Elbasani ka qenë sot protagonist në fitoren që ekipi i tij Mohun Bagan arriti kundër Abahani Limited me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Një ndeshje që ishe e vlefshme për Kupën e Indisë. Në fillim ishin miqt që shënuan të parët në minutën e 17-të. Pas 20 minutash Mohun Bagan barazoi me Cummings dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë ekipi i Sadikut ishte më kërkues dhe në minutën e 58-të përmbysën gjithçka, por me anë të një autogoli të shënuar nga kundërshtarët.

Për të vulosur rezultatin në 3-1 dhe për të siguruar fitoren për të tijët mendoi pikërisht Armando Sadiku në minutën e 60-të. Sulmuesi i Kombëtares arriti që të shënonte golin e tij të parë me fanelën e Mohun Bagan dhe të ndihmonte ekipin e tij në një fitore shumë të rëndësishme.

GOLI I ARMANDO SADIKUT

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga