
Sulmuesi kososvar Bernard Berisha ka shënuar sot në fitoren 2-0 të ekipit të tij Akhmat Grozny ndaj Uralit. Në minutën e 57’ ish-lojtari i Skënderbeut shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mike, mori topin u fut në zonë dhe shënoi gol.
Ky ishte goli i dytë i sfidës që vulosi fitoren e Akhmatit. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 22-të në Premier League ruse. Me këtë fitore Akhmat ngjitet në vendin e pestë me 36 pikë.
Poll