
Real Madrid ka barazuar 2-2 në miqësoren e San Franciscos me Club America. Skuadra meksikane ia ka dalë të ndalë Galaktikët në “Oracle Park”. Ndeshja është zhbllokuar qysh në të 5 minutë nga Martin për meksikanët, teksa Benzema me një gol të bukur pas 17 minutash do vendoste ekuilibrat.
Në minutën e 55, Hazard do kthente në gol një 11 metërsh, për të kaluar Galaktikët në avantazh. Club America do përgjigjej me të njëjtën monedhë në të 82 minutë, teksa Fidalgo do shënonte nga 11 metra. Pas humbjes me Barçëm 1-0, Real Madrid nuk ia del sërish të fitojë në miqësore.
Poll