
Ballkani u ndal në një barazim 1-1 sot përballë Dukagjinit në shtëpi për ndeshjen e javës së 22-të në kampionatin kosovar. Skuadra nga Suhareka dominoi totalisht sfidën por shënimi i golave ishte një mision thuajse i pamundur teksa mbrojtjes së Dukagjinit iu “bashkua” edhe gjyqtari i ndeshjes, sipas klubit të Ballkanit.
Në rrjete sociale, klubi kosovar ka ndarë disa episode flagrante ku shihen momente të dyshimta si rasti i penalltisë së Dukagjinit por ajo më kulminantja ishte në minutën e 93’ ku një prekje e dukshme me dorë u lejua të vazhdohej loja nga gjyqtari Alban Shala.
Ballkani gjithsesi kryeson kampionatin me 48 pikë, 4 më shumë se Drita e vendit të dytë dhe 13 më shumë se Prishtina në të tretin.