
Laçi 0 - 0 Skënderbeu
NDESHJA/ Është mbyllur Laçi 0-0 Skënderbeu. Sfida e zhvilluar në Laç vlente për javën e 33 të Superligës, me vendasit që janë ndalur nga portieri Rexhepi, që padyshim ka qenë heroi I miqve. Skuadra e Duros nuk e ka çarë dot mbrojtjen mike, që ka ndalur disa herë sulmet e Lushkjas, Mazrekaj apo edhe Xhixhës. Me këtë pikë Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e tretë, teksa Skënderbeu ka barazuar Kastriotin në vendin e 7 me 31 pikë. Humbaj e Bylis dhe pika e korçarëve ka bërë që Skënderbeu të shpresojë për mbijetesën këtë edicion.
Kategoria Superiore, java 33 - 16:00
Stadiumi: Laç
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
Laçi Sherri; Malota, Ignjatovic, Obanor; Zulfiu, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj Trajner: Shpëtim Duro
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Dwumfour, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah Trajner: Migen Memelli
Komenti minutë pas minute:
90+6' Mbyllet 0-0 ndeshja.
90+5' Lici merr kartonin e dytë të verdhë në stol, zëvendëstrajneri i Skënderbeut largohet me të kuq nga stoli.
90' Gjashtë minuta shtesë.
84' Laçi provon me çdo formë, Zylfiu ndalet nga Rexhepi.
79' Laçi nuk i beson syve, shpëton Skënderbeu. Porta korçare një tabelë "qitje".
78' Rexhepi merr karton të verdhë për vonesa loje.
77' Lici merr karton të verdhë. Zëvendëstrajneri i korçarëve ndëshkohet në stol.
75' Lushkja pranë golit, topi pranë
72' Lushkja godet sërish, pret Rexhepi. Cfarë dialogu mes lojtarëve të Laçit dhe portierit mik.
67' Mazrekaj perfekt nga jashtë zone, devijon në këndore Rexhepi.
61' Rexhepi bën heroin, ndalet Regi Lushkja.
55' Taipi ka shansin e artë për Skënderbeun, gabon nga branda zone mesfushori.
46' Pjesa e dytë nis me vonesë, arbitri Xhaja zbraz tribunën nga tifozët.
45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
35' Obanor humbet vetëdijen në fushë, lojtari duket i çoroditur. Zëvendësim për nigerianin. Mbrojtësi duket me një çarje në vetullën e majtë.
30' Musta ka mundësi të mirë me kokë, pret Rexhepi.
29' Del Mensah, hyn Victor. Sulmuesi nuk ia del pas dëmtimit.
16' Zguro dhe Lushkja përplaset gjatë aksionit, sherr i madh në Laç. Xhaja i nxjerr karton të verdhë të dy lojtarëve.
12' Dwumfour përplaset me Mazrekaj, karton i verdhë për lojtarin mik.
6' Meksi godet nga jashtë zone, Sherri ndal me vështirësi. Nuk përfiton Mensah.
3' Rast moviole, Lushkja rrëzohet në mbrojtjen mike, gjithçka e rregullt për Xhajën.
2' Berisha tenton që në minutën e dytë, dridhet Laçi.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.
......................................
Apolonia 0 - 3 Kukësi (Ibraimi 25', Dragoshi 55', Taipi 80' )
NDESHJA/ Kukësi ka fituar 0-3 me Apoloninë në Fier. Sfida e mbyllur pak minuta më parë nuk është vendosur asnjëherë në dyshim nga miqtë, që kanë shënuar tre herë. Një gol I Ibraimit në pjesën e parë ka bërë që 45 minutat e para të mbyllen me këto shifra. Në të dytën, Dragoshi dhe Taipi kanë vulosur gjithçka. Me këtë humbje Apolonia është skuadra e parë që rrëzohet zyrtarisht nga Superliga, tre javë nga fundi I sezonit. Fierakët kanë 20 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara.
Kategoria Superiore, java 33 - 16:00
Stadiumi: Loni Papuçiu, Fier
Arbitër: Blerim Ziri
Formacionet zyrtare:
Apolonia: Harizaj; Asllanaj, Agyare, Sota; Zoga, Smaçi, Shanaj, Mihana, Levendi, Haxhiu, Vasilj Trajner: Fabrizio Cammarata
Kukësi: Xhika, Dragoshi, Taipi, Tsintsadze, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Kotobelli, Demiri, Bytyçi, Eze Trajner: Mirel Josa
Komenti minutë pas minute:
90+2' Mbyllet 0-3 ndeshja, Apolonia bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë.
80' GOOL! Taipi gjen golin e tretë te Kukësi. Aksion dhe gol fantastik në Fier.
79' Mario Gjata provon një gol fantastik, ndal Xhika.
72' Mihana merr karton të verdhë.
55' GOOL! Dragoshi shënon golin e dytë për miqtë.
47' Dragoshi merr karton të verdhë.
46' Nis pjesa e dytë.
45' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
25' GOOL! Ibraimi kalon Kukësin në avantazh.
1' Nis ndeshja në Fier.