
VLLAZNIA – PARTIZANI 1-1
Gjyqtar: Florian Lata
Stadiumi: Loro Boriçi
Kategoria Superiore| Java 25
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Balaj, Çoba Trajner: Mirel Josa
Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Sota, Maget, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Da Silva, Mba Trajner: Giovani Colella
Ndeshja: Ka përfunduar me shifrat 1-1 përballja me Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ishin fillimisht të kuqtë ata që kaluan në avantazh me Da Silvën, por pak minuta më vonë Vllaznia barazoi me 11-metërsh. Bekim Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë duke vulosur në këtë mënyrë fatin e takimit. Një barazim që duket se i shkon më shumë për shtat Tiranës, që pas fitores në Elbasan, rimer vendin e marrë duke lënë pas 2 pikë Partizanin. Të kuqtë aktualisht gjenden në të dytin me 41 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e katërt me 37 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.
88'- Goditje dënimi për Vllazninë. Gjuan Herald Marku, pret Bekim Rexhepi.
76'- Balaj bën gjithcka bukur në zonë, por goditja nuk është e duhura.
62'- Partizani pranë golit. Gjuan Da Silva, Zogovic shpëton shkodranët.
52'- Gjuan bukur Rrapaj, grushton Zogovic.
46' - Nis pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë.
8'- Vllaznia barazon rezultatin. Penallti për shkodranët. E merr përsipër Balaj, i cili realizon golin e parë me kuqeblutë.
3'- Vetëm 3 minuta lojë. Partizani kalon në avantazh me Da Silvën. Aksion model i të kuqve, të cilët gjejnë golin e parë.
1’- Starton takimi në “Loro Boriçi”.