
Shqipëria U21 mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme teksa mposhti Rumaninë me rezultatin 3-2 më përmbysje.
Shpresat kuqezi po mundshin 0-2, por me Cristian Shpendi, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti arritën të kontribonin në fitore. Pikërisht ky i fundit shënoi golin e përmbysjes për 3-2 në fundin e sfidës.
Por nuk është goli i tij ai që po bën xhiron e rrjetit, por një video e babait të tij. I ati i Pajazitit shihet teksa në momentin e festimit të golit, ikën nga duart e sigurimit të stadiumit dhe vrapon drejt të birit për t’i puthur këmbët.
Një gjest mjaft i bukur fisnik dhe prindëror nga babai i talentit të Kombëtares.
Poll