
CAGLIARI 0-2 INTER (Dumfries 21', Lautaro Martinez 30')
Interi merr fitoren e dytë radhazi në këtë sezon të ri të kampionatit italian. Skuadra nga Milano ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së dytë të Serie A përballë Cagliarit.
Një ndeshje pa shumë historinë me Interin që e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Golat u shënuan në 45 minutat e para nga Dumfries dhe Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë të besuarit e Inzaghit u munduan thjeshtë të menaxhonin avantazhin.
Përsa i përket Kristjan Asllanit, lojtari i Kombëtares shqiptare nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë sfidë. Edhe pse tekniku Inzaghi dhe drejtuesit e Interit kanë qenë kundër shitjes së mesfushorit nga Elbasani, duket se ky u fundit ka ngelur si “peng” tek Interi, pasi e ka shumë të vështirë të marrë minuta.
Seria A
Java e dytë e kampionatit italian
Stadiumi: Unipol Domus
Arbitër: Michael Fabbri
Formacionet zyrtare:
Cagliari: Radunovic; Augello – Obert – Dossena – Zappa; Jankto – Sulemana – Makoumbou – Nandez; Oristanio – Pavoletti / Trajner: Claudio Ranieri
Inter: Sommer; Darmian – de Vrij – Bastoni; Dumfries – Barella – Calhanoglu – Mkhitaryan – Dimarco; Martinez – Thuram / Trajner: Simone Inzaghi
-Përfundon sfida midis Cagliarit dhe Interit
73' Cagliari kërkon 11-metërsh, por arbitri e quan ndërhyrje të rregullt
65' De Vrij provon me kokë, por goditja nuk e shqetëson portierin kundërshtar
-Starton pjesa e dytë e sfidës
-Përfundon pjesa e parë e sfidës
30' Gooooool!!!! Lautaro Martinez çon ndeshjen në 0-2
21' Gooooool!!!! Dumfries kalon në avantazh Interin
20' Nandez tenton nga jashtë zone, por goditja shkon shumë larg portës
14' Lautaro Martinez pranë golit, por topi shkon në shtyllë
5' Barella tenton, por goditja është e pasaktë
1’ Starton sfida e Interit, zikaltërit kërkojnë fitores e dytë radhazi