
Mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj, vijon të shkëlqejë me formën e tij në Serie B. Ndeshja e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit italian, vendosi përballë Brescian e Ndojit kundër Palermos në një takim të luftuar, që nuk solli fitues. Ndeshja u mbyll në shifrat 1-1 ku protagonist në këtë sfidë ishte dhe shqiptari 26 vjeçar.
Goli i vetëm i realizuar nga Brescia erdhi në minutën e 50’ nga Galazzi, pas një asist fantastik dhe plot vizion i Emanele Ndoj. Festa nuk zgjati shumë pasi Palermo u kundërpërgjigj pas vetëm 2 minutash.
Ndoj në këtë sezon është përfshirë në 6 gola, ku ka realizuar 3 nga ato dhe ka asistuar në 3 të tillë.
Asisti:
Poll