Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Asgjë se ndal këtë kombëtare! Qazim Laçi dhe supergoli i Ernest Muçit i japin fitoren kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshje miqësore

SHQIPËRI  - BULLGARI 2 - 0 (Laçi 40', Muçi 80')

Ndeshja: Shqipëria nuk iu ndahet rezultateve pozitive. Kuqezinjtë triumfuan në miqësore ndaj Bullgarisë 2-0. “Air Albania” është kthyer në kështjellën kuqezi, pasi një tjetër fitore merren në arenën kombëtare.

Djemtë e Sylvinhos dominuan ndaj bullgarëve, por do të duhej të vinte minuta e 40-të për të parë golin e parë të ndeshjes. Një aksion model i nisur nga këmbët e Mario Mitaj, i cili kroson për Uzunin dhe lojtari i Granadas e dërgon te Qazim Laçi. Mnesfushori “çau” portën e kundërshtarëve dhe “ndezi” festën në stadium.

Edhe pjesa e dytë do të ishte e dominuar nga djemtë tanë, ndërsa debuton me fanelën kuqezi Marvin Çuni. Ky i fundit bashkë me Mujën dhe Muçin tentuan herë pas herë për të shënuar golin e dytë të sfidës, por sërish duhet të prisnim 40 minuta nga fraksionin i dytë për të shpërthyer në festë.

Ernest Muçi shënon një supergol nga një distancë e largët, duke lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit. 2-0 për kuqezinjtë, të cilët marrin një tjetër rezultat pozitiv.

Stadium: “Air Albania”

Arbitër: Marvin Bejtullahu

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Muçi, Uzuni

Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, Petrov, Petkov, Hristov, Gruev, Turitsov, Despodov, Delev, Rusev.

Komenti minutë pas minute:

90+4'- Shqiperia fiton miqesoren me Bullgarine. Qazim Laci dhe Ernest Muci i jepin fitoren kuqezinjve.

90'- 4 minuta shtese.

85'- Muja niset serish ne kundersulm, por kete here topin ia heq nga kembet lojtari kundershtar.

80'- Cfare Supergoli shenon Muci, Shqiperia ne avantazh te dyfishte.

77'- Muja niset ne kundersulm, por gjyqtari ndal lojtarin e Antwep.

63'- Muci provon te gjeje golin pas aksionit te nisur nga Balliu, por ish-lojtar i Tiranes ndalet nga mbrojtesit.

60'- Laci del nga loje dhe vendin e tij e ze Gjasula.

[caption id="attachment_709656" align="alignnone" width="730"]Marvin Cuni Marvin Cuni[/caption]

53'- Momenti per Marvin Cunin, sulmuesi debuton me fanelen e kombetares.

50'- Tension ne "Air Albania", Petkov kap per fyti Jasir Asanin

46'- Nis pjesa e dyte me ndryshime. Bajrami dhe Ajeti mbetin ne dhomat e zhveshjes. Muja dhe Veseli hyjne ne fushe.

45+3'- Mbyllet pjesa e pare. Kombetarja shqiptare udheheq 1-0 ndaj Bullgarise pas 45 minutave te para.

45'- 3 minuta shtese.

40'- Laci shenon gol pas një aksioni model të nisur nga këmbet e Mario Mitaj. Ky i fundit "trullos" kundërshtarët dhe pason te Uzuni, me topin me pas qe perundon te Laçi. Kuqezinjte ne avantazh.

33'- Shqiperia niset ne sulm, me Mucin qe godet por topi i tij ndalet nga Mitrov

18'- Bullgaria krijon rastin e pare, por topi i goditur nga Despodov kontrollohet pa problem nga Strakosha.

9'- Goditje kendi per kuqezinjte, Bajrami kroson ne zone dhe Ajeti godet me koke, por ndalet nga portieri kundershtar.

7'- Kuqezinjte kane kontrollin e lojes, Asllani, Muci dhe Asani tentojne te cajne mbrojtjen kundershtare.

1’- Starton me mesazh sensibilizues sfida në “Air Albania”, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga