VIDEO/ Artiola Toska di si të “rrëmbejë” lekët, Qazim Laçi nuk kursehet për Hajredin Pashën
Shkruar nga NEWSPORT
Festa e Kombëtares vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një nga clubet e kryeqytetit, lojtarët kuqezi, stafi teknik, drejtuesit, por edhe tifozët ishin të pranishëm duke kërcyer dhe kënduar. Artiola Toska ishte përzgjedhur si këngëtarja që do të performonte.
Ndër të tjera, ajo këndoi “Hajredin Pashën”, këngë që siç duket ekzaltoi lojtarët dhe tifozët e pranishëm. Qazim Laçi nuk u kursye në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Mesfushori kuqezi nxorri portofolin duke i dhënë lekë këngëtares sikurse e do tradita.
Festa ishte legjitime për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës e veçanërisht për lojtarët tanë që shkëlqyen në këtë kualifikuese duke shkruar edhe një herë tjetër historinë në Europian.