
Arlind Ajeti pavarësisht paraqitjeve fantastike dhe mjaft pozitive që po bën në aspektin mbrojtës, ai ka gjetur ditën e sotme dhe rrugën e rrjetës me ekipin e CFR Cluj.
Ishte pikërisht Ajeti që kontriboi në fitoren që ekipi i tij arriti në derbin përballë Universitatea Cluj. Një fitore 3-4 për ekipin e mbrojtësit të Kombëtares.
Dhe pikërisht në këtë fitore ishte Ajeti që shënoi golin e përmbysjes. Ndeshja ishte 2-2 dhe në minutën e 68’ pas një krosimi nga goditja e këndit Ajeti arriti të goditse dhe të çonte topin në katërkëndësh duke e cuar ndeshjen në 2-3.
Vetëm 10 minuta më vonë kundërshtarët barazuan, por në minutën e 82’ Betancor vulosi gjithçka në 3-4.
Një sinjal mjaft i mirë nga Arlind Ajeti që padyshim do të jetë një vlerë e shtuar nëse Sylvinho vendos që ta rikthejë në Kombëtare për ndeshjen e shtatorit.