
Kanë përfunduar edhe 6 sfidat e tjera të Champions League. Kryendeshja ishte ajo mes Paris Saint-Germain dhe Milani në stadiumin “Parc de Prince”, e cila u fitua pastër nga vendasit me rezultatin 3-0.
Në krahun tjetër, ekipi i Arbnor Mujës, Antwerp, u përball në shtëpi me Porton me këta të fundit që triumfuan me përmbysje 1-4.
Celtic barazoi 2-2 kundër Atletico Madrid, Newcastle u mposht 0-1 përballë Dortmund, Leipzig fitoi 3-1 me serbët e Crvena zvezda, ndërsa Manchester City triumfoi 1-3 në transfertë përballë Young Boys.
ANTWERP 1-4 PORTO (Yusuf 37' / Evanilson 46', 69', 84', Eustaquio 54')
PSG 3-0 MILAN (Mbappe 32', Kolo Muani 53', Lee Kang In 89')
CELTIC 2-2 ATLETICO MADRID (Furuhashi 4', Palma 28' / Griezmann 25', Morata 53')
NEWCASTLE 0-1 DORTMUND (Nmecha 45')
LEIPZIG 3-1 CRVENA ZVEZDA (Raum 13', Simons 59', Olmo 84'/ Stamenic 70')
YOUNG BOYS 1-3 MANCHESTER CITY (Elia 52' / Akanji 48', Haaland 67', 86')
Galeria fotografike ()
Poll