Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Arbnor Muja dhe Antwerp nuk ia dalin përballë "furisë" katalanase, Barcelona nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Championsit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arbnor Muja dhe Antwerp nuk ia dalin përballë

BARCELONA 5-0 ANTWERP (Joao Felix 11' 66', Lewandowski 19', Bataille 23' *autogol*, Gavi 54',)

Barcelona e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen e parë të këtij sezoni të Champions League. Në ndeshjen kundër Antwerp, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve triumfuan pa probleme 5-0.

Një ndeshje që u dominua nga katalanasit nga fillimi e deri në fund. Arbnor Muja dhe ekipi i tij nuk ia dolën të përballonin furinë e spanjollëve duke u mundur me rezultatin e thellë.

Golat për skuadrën e Xavit u shënuan nga: Joao Felix (dy herë), Lewandowski, Gavi dhe autogoli nga Bataille.

Arbnor Muja ishte titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 83-të nga trajneri, Mark van Bommel.

Champions League: Faze e grupeve

Stadiumi: Estadio Olimpico (Barcelona)

Arbitër: Radu Marián Petrescu (Rumun)

FORMACIONET ZYRTARE:

Barcelona: Ter Stegen; Balde – Christensen – Kounde – Cancelo; Gavi – De Jong – Gundogan; Joao Felix – Lewandowski – Raphinha. / Trajner: Xavi

Antwerp: Butez; Wijndal – Alderweireld – Coulibaly – Bataille; Keita – Vermeeren; Balikwisha – Ekkelenkamp – MUJA; Janssen. / Trajner: Mark van Bommel

66' GOOOOOOL!!!! Felix shënon dopietë, ekipi i Xavit shënon të pestin

54' GOOOOOOL!!!! Gavi çon ndeshjen në 4-0

-Përfundon pjesa e parë midis Barcelonës dhe Antwerp

23' GOOOOOOL!!!! Barcelona e pandalshme, katalanasit shënojnë golin e tretë

19' GOOOOOOL!!!! Lewandowski dyfishon shifrat, Barcelona 2-0 Antwerp

11' GOOOOOOL!!!! Joao Felix kalon Barcelonën në avantazh

1' Emocionet e kampionëve "mbërthejnë" Arbnor Mujën, nis sfida Barcelona - Antwerp

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga