Apolonia e mbyll me humbje sfidën e parë ndaj Hajduk Split. Fierakët ishin të pafat përgjatë takimit ndaj kroatëve. Një paraqitje dinjitoze nga të besuarit e trajnerit Bledar Borova, por forca e Hajduk dhe ekseprienca e tyre arritën të triumfonin.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Kroaci, javën e ardhshme me datë 2 nëntor, ora 15:00. Mundësitë për të përmbysur rezultatin e arritur sot nga kroatët, duket shumë e vështirë në letër por çdo gjë mund të ndodhi përgjatë 90 minutave.
UEFA YOUTH LEAGUE
Apolonia U-19 – Hajduk Split U-19 0-3 (Vrcic 29', Antunovic 55', Brajkovic 63')
Stadiumi “Loni Papuçiu”
Formacionet zyrtare:
Komenti minutë pas minute:
90'+3' Mbyllet takimi në Fier
63' Brajkovic realizon dhe golin e "knock out" për Apoloninë
54' Hajduk realizon golin e dytë
45'+2' Përfundon pjesa e parë e takimit.
28' Zhbllokohen shifrat në Fier, Hajduk realizon golin e parë
25' Tension në fushën e lojës, lojtarët konfrontohen me njëri tjetrin.
1' Starton sfida në Fier, tifozët e shumtë në mbështetje të ekipit