
Kupa e Mbretit shkon në Madrid, teksa Reali arrin të koleksionojë trofeun.”Los Blancos” arritën të mposhtin 2-1 skuadrën e Osasunës.
Vetëm 2 minuta janë dashur madrilenëve për të gjetur edhe golin e parë të sfidës, ku Rodrygo i asistuar nga Vinicius do të mposhte portierin kundërshtarë. Në pjesën dytë Osasuna do të “shtange” skuadrën e Carlo Ancelottit, pasi do të barazonte shifrat 1-1 me anë të Torro në minutën e 58-të.
Për të rikthyer sërish madrilenët në avantazh do të mendonte përsëri Rodrygo, i cili në të 70-tën do të gjente për herë të dytë golin.
Në minutat e mbetura nuk do të kishte gola të tjerë, me Realin që shton kështu një tjetër trofe në muzeun e trofeve. Një trofe që rikthehet në Madrid pas 9 vitesh mungesë, pasi përherë të fundit kur “Los Bancos” e kanë fituar ka qenë në sezonin 2013-2014