Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 6 gola, përmbysje dhe spektakël, Tirana "likujdon" Besëlidhjen dhe hedh një hap të sigurt në Kupë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 6 gola, përmbysje dhe spektakël, Tirana "likujdon"

FT Tirana 5 - 1 Besëlidhja (Batha 26' (11m), Cale 39', 68', Torassa 62', Sidibe 81' / Hoxha 12' )

NDESHJA/ Është mbyllur 5-1 dueli çerekfinal i Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Bardheblutë kanë përmbysur shifrat në Sel;man Stërmasi, duke likujduar kështu lezhjanët. Ndeshja e kthimit pritet të jetë vetëm për statistikë, pasi me këtë rezultat Tirana duket sikur ka hedhur një hap të sigurt për më tej.

Hoxha ka kaluar në avantazh miqtë, ndërsa reagimi i Tiranës ka qenë i menjëhershëm duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Edhe e dyta ka folur për vendasit, që kanë dominuar takimin dhe kanë shënuar 5 gola në portën e Vukasinoviç.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale

Stadiumi: "Selman Stërmasi", 17:00

Arbitër: Orlando Kuka

Formacionet:

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci, Çelhaka, Batha, Cobbinah, Torassa, Cale, Ngoo Trajner: Emmanuel Egbo

Besëlidhja: Vukasinovic, Pergjoni, Dibra, Moqi, Fetaj, Rrustja, Hajdari, Hoxha, Hepaj, Cokic, Djordevic Trajner: Elvis Plori

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet 5-1 ndeshja në Selman Stërmasi. Tirana hedh hapin e sigurt drejt gjysmëfinales.

81' GOOL ! Sidibe shënon golin e 5 për Tiranën

68' GOLL! Cale shënon golin e 4 për Tiranën

62' GOOL! Torassa shënon golin e qetësisë për Tiranën. Pas një assisti nga Cobbinah, argjentinasi me portën e boshatisur çon shifrat në 3-1

60' I njëjti ritëm, Tirana luan në portën e miqve

50' Rustemaj ngacmon Likën, grushton shkodrani

48' Dunga, Sidibe dhe Hasani në nxehmje për Tiranën

46' Nis pjesa e dytë pa zëvendësime

45' Mbyllet 2-1 pjesa e parë

39' GOOL! Një aksion model nga bardheblutë, Cale shënon golin e 2 për Tiranën

34' Tirana luan në gjysmëfushën mike, dominim bardheblu

25' GOOL! Batha barazon shifrat nga pika e bardhë

23' Hajdari nga jashtë zone për miqtë, topi përfundon jashtë.

12' GOOL! Hoxha surprizon vendasit, duke shënuar golin e parë për Besëlidhjen

10' Ngoo shfrenon fantazinë, topi përfunon jashtë

7' Tirana kërkon portën mike, administrojnë vendasit

4' Besëlidhja shtyn në sulm, Djordjevic gjen duart e Likës

1' Nis ndeshja me topine  parë të shkelmuar nga vendasit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga