Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ 4 ndeshje pa fitore, Juventusi ndalet nga Verona dhe i bën nder dy milanezëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 ndeshje pa fitore, Juventusi ndalet nga Verona dhe i bën nder dy

Juventusi ka barazuar në transfertë përballë Veronës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Marc'Antonio Bentegodi”, përfundoi me rezultatin 2-2.

Në fillim ishin vendasit që kaluan në avantazh falë një supergoli të shënuar nga Folorunsho në minutën e 11’. Ndërsa Vlahovic barazoi me anë të një penalltie 17 minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Me nisjen e pjesës së dytë Verona ishte më kërkuese ku gjeti përsëri avantazhin në minutën e 52’ me anë të Noslin, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, Rabiot riktheu baraspeshën.

Kjo është ndeshja e katërt e “Zonjës së Vjetër” pa fitore, ku pas këtij barazimi shkon në kuotën e 54 pikëve, 2 më shumë se Milani që do të luajë nesër përballë Monzas. Por Juve i bën nder edhe Interit që marshon drejt titullit i shkëputur në vendin e parë. Në krahun tjetër Verona mbetet në zonën e ftohtë në kuotën e 20 pikëve, duke u renditur në vendin e 18-të.

Golat e sfidës. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga