Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 3 pikë të arta për “Tre Luanët”, Italia e Mancinit nuk ndez

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 pikë të arta për “Tre Luanët”, Italia e

Itali-Angli 1-2 (Retegui 55'/Rice 13', Kane 44' pen.) 

Stadiumi: Diego Armando Maradona

Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë në Napoli. “Tre Luanët” fituan me rezultatin 1-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ekipi i Southgate e nisi mbarë takimin duke kaluar në avantazh me Rice që në minutën e 11. Më pas do të ishte Kane ai që do dyfishonte shifrat në fund të pjesës së parë në minutën e 44. Sulmuesi realizoi nga penalltia pas një prekjeje të topit me dorë nga Di Lorenzo. Me fillimin e së dytës Italia ishte më kërkuese. Djemtë e Mancinit u hodhën në sulm në kërkim të barazimit. Ishte debutuesi Retegui ai që gjeti rrugën e golin në minutën e 55’. Për pak u duk se të kaltrit mund të barazonin. Në të 79-tën mbrojtësi anglez Luke Shaw u ndëshkua me të kuqe pas dy të verdhash. Por kjo nuk mjaftoi që Italia të barazonte. Minutat kaluan me azzurrët në gjysmë fushën angleze por pa e çarë dot mbrojtjen. Kështu Anlia merr një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm përballë një rivali direkt.

Formacionet Zyrtare: 

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo; Toloi; Acerbi; Spinazzola; Barella; Jorginho; Verrati; Berardi; Retegui; Pellegrini. Trajner: Roberto Mancini

Anglia (4-3-3): Pickford; Walker; Stones; Maguire; Shaë; Philips; Rice; Bellingham; Grealish; Kane; Saka. Trajner: Garerth Southgate

Komenti minutë pas minute:

95'- Përfundon sfida, Anglia fiton 1-2 ndaj Italisë

79'- Luke Shaw ndëshkohet me karton të kuq. Me 10 veta Anglia

55'- Shënon Italia, Retegui ngushton rezultatin 1-2.

47'- Pellegrini në zonë, godet por topi shkon lart mbi traun e portës

45'- Përfundon pjesa e parë me dominimin total të anglezëve.

44'- Kane nga pika e bardhë. Niset dhe shënon, 0-2 Anglia.

42'- Ka penallit për Anglinë për prekje topi me dorë. VAR konfirmon parregullsinë

39'- Moment rreziku në zonën italiane, Anglia pretendon për penallti

31'- Philips godet nga jashtë, ngjitur me shtyllën, pranë golit Anglia

13'- Kros në zonë dhe Rice dërgon topin në rrjetë, 0-1 për Anglinë.

1'- Nis takimi në "Diego Armando Maradona"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga