Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 3 pikë të arta për Australinë, mposht Tunizinë dhe ndjek “këmba-këmbës” Francën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 pikë të arta për Australinë, mposht Tunizinë

Tunizi-Australi 0-1

Botërori i Katarit , Grupi D

Formacionet zyrtare:

Tunizia: Dahmen, Talbi, Meriah, Bronn, Abdi, Laidouni, Skhiri, Drager, Msakni, Jebali, Sliti.

Australia: Ryan, Karacic, Souttar, Rowles, Behich, Mooy, McGree, Irvine, Duke, Leckie, Goodwin.

Ndeshja: Australia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Tunizisë, sfidë e vlefshme për Grupin D. Ky takim ka qenë i luftuar nga dy ekipet, por në fund janë australianët ata që marrin 3 pikë të rëndësishme duke mbajtur të hapura llogaritë në këtë grup. Në minutën e 23-të, ishte Duke ai që realizoi duke arritur të vulosë dhe shifrat me fitoren australiane. Pas kësaj ndeshje, Australia ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa dhe Franca e vendit të parë.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë.

71' - Pasim i bukur nga McGree, por lojtari i Australisë nuk arrin të cojë topin në rrjetë.

61'- Tunizia provon nga distanca, por sfera goditja plotësisht për t'u harruar.

55'- Gjuan Duke, pret portieri Dahmen.

46'- Nis pa ndryshime pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

42'- Tunizia pranë golit.  Mbrojtësi i Australisë bën mrekullinë.

 

23'- Australia realizon golin e parë. Krosim i bukur nga e majta dhe australianët nuk falin me kokë.

20'- Mbyllen 20 minutat e para. Ende asnjë rast konkret në portat respektive.

11'- Goditje dënimi për Tunizinë. Largon si duhet mbrojtja australiane.

1’- Starton sfida mes Tunizisë dhe Australisë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga