
Kukësi 0-3 Egnatia
Kategoria Superiore
Java 27
Stadiumi: Kukës Arena
Gjyqtar: Indrit Myrtja
Ndeshja: Egnatia del me pikë të plota nga Kukës Arena ku mposhtën pastër vendasit me rezultatin 0-3. Golat e Dwamena, Jackson me penallti dhe Fernando në fund që i dhanë fitoren rrogozhinasve që shkojnë në kuotën e 41 pikëve në vendin e tretë, 3 më shumë se Vllaznia që barazoi me Bylisin. Ndeshja e ardhme për Egnatian është ndaj Partizanit në shtëpi.
Formacionet zyrtare:
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Sh. Taipi, Mbarak; Basa, Gj. Taipi, Owusu; Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Atanda, Memolla, Musta; Mëllugja, Zejnullai, Fernando; Kasa, Dwamena, Jackson. Trajner: Edlir Tetova
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
90' Egnatia shënon të tretin, Fernando kapitullon Kukësin.
70' Iluzion goli te Kukësi, Rashiti gabon 3 metra larg portës së boshatisur
60' Shëon Egnatia me penallti, dyfishohet avantazhi.
55' Kombinime të bukura nga Egnatia në hyrje të zonës, Zejnullai godet fluturimthi por qendrore për Tafas.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
44' Gafë e mbrojtjes kuksiane, "i përhershmi" Dwamena kalon në avantazh Egnatian.
36' Rasti më i mirë i ndeshjes, Fernando përballë portës e çon topin jashtë.
30' Pretendime për penallti nga Egnatia, Dwamena rrëzohet brenda zonës por "injorohet" nga arbitri
25' Tentativa e parë drejt portës për Kukësin, Owusu godoet nga jashtë zonës por topi devijohet në këndore.
17' Egnatia dominon në këto minuta, pasime të gjata nga Zejnullai te Jackson i cili kroson në zonë për Dwamenda i cili godet mbi traversë.
8' Kundërsulm i shpejtë i Egnatias, Kasa vrapon në krahun e djathte dhe pason një top për Fernandon në hyrje të zones por goditja devijohet ne duart e Tafas.
1' Fillon ndeshja.