Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 kartonë të kuq për 3 minuta, Enea Jorgji spikat në superndeshjen europiane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 kartonë të kuq për 3 minuta, Enea Jorgji spikat në

Enea Jorgji ka spikatur si arbitër kryesor në ndeshjen mes Ajax dhe Aston Villa, që përfundoi 0 me 0. Ndeshja e parë e vlefshme për turin e 1/8 të Conference League ishte dhe supersfida e së enjtes, në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm europian.

Jorgji mori vëmendjen pasi nxorri 2 kartonë të kuq, në harkun kohor të 3 minutave. Nga një për secilën skuadër, fillimisht për Aston Villan dhe më pas për Ajax.

Respektivisht në minutën e 83’ dhe 86’, që gjykohen si vendime të drejta ndërsa erdhën pas kartonëve të verdhë. Konsa për Aston Villan dhe Gooljer për Ajaxin ishin ata që lanë ekipin me 1 lojtar më pak.

Kjo nuk është hera e parë, që Jorgji spikat në skenën europiane. Kujtojmë se në këtë ndeshje u asistua nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si arbitër i dytë dhe tretë. Kjo ndeshje në Hollandë me siguri do mbahet mend gjatë nga treshja shqiptare.

Kartonët e kuq të akorduar nga Enea Jorgji: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga