Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 GOLA, raste pa fund dhe sherr masiv, Egnatia dhe Skënderbeu ndajnë pikët, Rexhepi hero te miqtë

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia 1 - 1 Skënderbeu (Pedro 16' / Berisha 18' )

NDESHJA/ Egnatia dhe Skënderbeu kanë barazuar 1-1 në Rrogozhinë. Sfida e javë së tretë për Superligën është vendosur në dy minuta, me golin e Pedros për vendasit që është barazuar nga Berisha. Ndeshja do niste vrullshëm për skuadrat, teksa Imeri ka ngacmuar miqtë.

All - Paragraf - 3

Do duhej e 16 minutë që Pedro me një gol të bukur të zhbllokonte shifrat, ndërsa të besuarit e Maganit nuk e kanë mbajtur dot avantazhin. Berisha me një veprim fantastik do barazonte shifrat në të 18 minutë.

Pjesa e dytë ka qenë me raste, sherr dhe kartona, ndërsa në fundin e saj lojtarët u përplasën në fushë. Sherr në tribuna mes tifozëve, teksa siguria qetësoi gjithçka. Rexhepi bën heroin te korçarët, që I anullon Gadi një gol thuajse të sigurt në limite.

Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e tetë me 2 pikë, ndërsa dy vende më sipër është Skënderbeu po me dy pikë.

Kategoria Superiore, java 3 - 13:45

Stadiumi: Arena Egnatia, Rrogozhinë

Arbitrat: Ardian Beqiri VAR: Enea Jorgji

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Allmuça, Krivanjeva, Bardis, Agbekpornu, Telushi, Imeri, Pedro Augusto, Shtubina Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Vangjeli, Victor, Mara, Mensah, Berisha Trajner: Migen Memelli

Komenti minutë pas minute:

90+7' Mbyllet 1-1 ndeshja.

90+6' Gadi fal korçarët, pret Rexhepi që bën heroin.

90+4' Gadi ka një shans të mirë, shpërdoron Egnatia.

90+3' Pusi provon brenda zone, shënjestër e gabuar e shkodranit.

90' Gjashtë minuta shtesë.

89' Berisha provon nga jashtë zone, sfera del jashtë. Sulmuesi i bën vend Pusit.

82' Sherr në tribunën e stadiumit në Rrogozhinë, konflikt mes tifozëve, ndërhyn siguria. Në fushë Telushi dhe Berisha bëjnë që gjithë lojtarët të përplasen mes tyre. Memelli dhe Magani tension në distancë. Berisha dhe Telushi ndëshklohen me karton të verdhë.

75' VAR ndal lojën, ndërhyrja kundër Telushit e pastër.

71' Egnatia fut Ndraxhin dhe Artur Maganin, dalin Imeri dhe Pedro.

66' Telushi "shfrenon fantazinë" nga 30 metra, goditje e gabuar e vlonjatit.

59' Iseni dhe Cyrbja, në vend të Bardis dhe Shtubina.

55' Zguro provon nga 33 metra, ndal Puja.

55' Mensah i bën vend Bismark te miqtë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

45' Një minutë shtesë.

38' Lacbufi krijon imazhin e golit, shpëton paq Skënderbeu.

25' Karton i verdhë për Vangjelin.

18' GOOL! Berisha vendos ekuilibrat, Skënderbeu barazon vetëm pas dy minutave nga pësimi i golit.

16' GOOL! Pedro Augusto kalon në avantazh vendasit me një goditje të bukur nga jashtë zone.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga