FT Teuta 1 - 1 Vllaznia (Gorgiev 55' / Latifi 70')
NDESHJA/ Teuta dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”. Sfida e javës së 11 në Superligë ka qenë e luftuar, me shkodranët që 57 minuta i kanë zhvilluar me një lojtar më pak pas largimit të Aralica me karton të kuq.
Ndeshja ka nisur me raste për dy skuadrat, që në pjesën e parë mund të gjenin avantazhin. Do duhej minuta e 55 që Gorgiev të kalonte durrsakët në epërsi, vetëm 10 sekonda përpara se të zëvendësohej nga Arapi.
Minutat në vijim, Vllaznia rriti presionin, për të gjetur golin e barazimit me Latifin në minutën e 70. Megjithë rastet e krijuara, skuadrat ndajnë nga një pikë, njëjtë si në ndeshjen e fazës së parë në “Loro Boriçi”.
Pas kësaj jave, Vllaznia renditet e treta me 17 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 5 me 14 pikë. Në ndeshjen e parë si trajner, Renato Arapi debuton me një pikë te kampionët e Teutës.
Kategoria Superiore, java 11 - 16:45
Stadiumi: Elbasan Arena
Arbitër: Laver Alla AVAR: Kridens Meta
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Selmani, Jackson, Acquah, Daja, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Gorgiev (Kombemba) Trajner: Renato Arapi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Latifi, Aralica Trajner: Thomas Brdaric
Komenti minutë pas minute:
90+4' Mbyllet 1-1 ndeshja në Elbasan.
90' Katër minuta shtesë.
90' L. Vila i lë vendin Grudës.
87' Bulatovic i merr vendin Da Silvës te Vllaznia.
85' Daja provon nga 20 metra, grushton Zogovic.
75' Largohet Hoxhaj, te Vllaznia hyn Kruja.
73' Acquah merr karton të verdhë.
71' Kombemba ka shansin e golit, ndal Diagne. Ndizet sfida.
70' GOOL! Latifi vendos ekuilibrat. Një veprim fantastik i Da Silva nxjerr kosovarin 3 metër larg portës, që nuk gabon.
65' Qirko bën heroin, loja ndalet për pozicion jashtë loje.
63' Da Silva pasim model për Hoxhën, vlonjati gjen përgjigjen e vlonjatit Qirko.
56' Da Silva gabon rastin ideal te miqtë, ndal Qirko.
55' GOOL! Gorgiev kalon në avantazh Teutën. Aksion i rrjedhshëm nga krahët, me sulmuesin që dërgon topin në rrjetë.
53' Krymi godet nga jashtë zone pas një aksioni model, topi pranë shtyllës.
47' Emiljano Vila godet bukur, topi përfundon jashtë. Kërcënon Teuta me nisjen e së dytës.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Tre minuta shtesë.
42' Gorgiev godet fluturimthi, sfera del jashtë.
37' Jackson (Teuta) merr karton të verdhë.
34' Aralica merr karton të kuq. Laver Alla konsultohet me VAR për të lënë shkodranët me 10 lojtarë.
22' Dy rastet e diskutuara në minutat e para, Alla duket se ka marrë vendime të sakta.
12' Qirko ndal një aksion premtues të miqve. Kombinime të bukura te Vllaznia.
10' Aralica dhe Latifi nuk përfitojnë, sërish shans për Vllazninë.
3' Shkëndija e parë nga Vllaznia, Qirko ndal nga pranë një aksion premtues të Aralica.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.
