Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola, gafa dhe kontenstime, në Ballsh fiton... frika

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola, gafa dhe kontenstime, në Ballsh fiton... frika

FT Bylis 1 - 1 Kastrioti (Ntephe 20' / Prodani 2')

NDESHJA/ Është mbyllur Bylis 1-1 Kastrioti. Sfida e javës së 26 të Superligës ka dhuruar nga një pikë për çdo ekip, teksa gafa e Isli Hidit ka bërë që miqtë të mos dalin me pikë të plota nga Ballshi. Ndeshja do hapej shumë shpejt, me Prodanin që realizoi një gol të bukur pas vetëm 73 sekondash.

Do duhej minuta e 20, që pas një gafe të Isli Hidit, Ntephe të përfitonte dhe të çonte shifrat në 1-1. Pjesa e dytë ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, me vendasit që shpërdoruan një rast të mirë me Spahiun. Me këtë pikë, skuadrat qëndrojnë sërish në diferencën e katër pikëve, duke qenë në vallen e play-out. Kastrioti shkon në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Bylis 26 të tilla.

Kategoria Superiore - java 26 - 13:00

Stadiumi: Adush Muça, Ballsh

Arbitër: Kreshnik Bajramaj

Formacionet zyrtare:

Bylis: Qirko, Stojanovic, Janku, Hadroj, Ymeralilaj, Ntephe, Ndreca, Kojic, Desancic, Nebihu, Lorran Trajner: Veljko Dovedan

Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Nuriu, Bardhi, Junior Moraes, Rami, Prodani, Mehmeti, Rezi, Zhivanaj Trajner: Ramazan Ndreu

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet 1-1 ndeshja në Ballsh.

90' Katër minuta shtesë.

77' Okebugu merr vendin e Nuriut te Kastrioti.

70' Spahiu shpërdoron një rast të mirë te Bylis.

63' Stojanovic merr karton të verdhë te vendasit.

55' Marco Antonio merr vendin e Cojic te Bylis.

46' Nis pjesa e dytë. Spahiu merr vendin e Ndrecës.

45+1' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

45' Një minutë shtesë.

27' Cojic gjen rrjetën, goli anullohet nga Bjarami, Proteston Bylis për pozicionin e Hadroj. Anësori ngre flamurin për pozicion të parregullt.

20' GOOL! Ntephe barazon shifrat për Bylis. Një pasiguri e Hidit ka rezultuar gafë e rëndë për portierin 40 vjeçar. E pëson Kastrioti.

8' Nuriu te Kastrioti ndëshkohet me karton të verdhë.

6' Edison Ndreca merr karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës te Bylis.

2'GOOL! Prodani kalon miqtë në avantazh. Krutanëve iu janë dashur vetëm 73 sekonda për të realizuar një gol të bukur në Ballsh.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga