
‘Veterani’ i Kombëtares, Mario Mitaj foli për Supersport pas fitores së Shqipërisë me Bullgarinë. Në fjalën e tij para mikrofonit, Mitaj u shpreh kështu:
“Falenderoj trajnerin që më ka dhënë vetbesim. Shpresoj ta kem bërë me ‘fytyrë të bardhë’. Shpresoj të luaj shumë vite me Kombëtaren. Gjatë gjithë lojës mundohen të më ndihmojnë. I falenderoj shumë. Iniciativa ime që më pëlqen të luaj me pasa me sulmuesit dhe të krijoj raste që të bëhen gola.
Më shumë minuta në Kombëtare se në klub? Këtë pyetje duhet t’i bëhet trajnerit atje. As unë nuk e di pse nuk luaj. Mund të jetë edhe momenti për të ndryshuar kampionat, të shohim në janar.”
Poll