
Mbrojtësi i Teutës, Renato Arapi ka treguar se në rast se skuadra shpallet kampion, presidenti Edmond Hasanbelliu ka pemtuar 100 mijë euro premio për ekipin.
Kapiteni shkon më tej teksa shton se shuma e Kupës së Shqipërisë në rast fitimi, I shtohet kësaj shume. Në Zona Gol, Arapi ka folur pas fitores 0-2 që durrsakët morën në Fier, duke qëndruar të vetëm në kreun e klasifikimit. Mëngjarashi ka "debatuar" edhe me gazetarin Ylli Aga, në lidhje me eksperiencën te Teuta.
"Fundi i kampionatit na ka kapur në moment të mirë, lojtarët janë në formë fizike dhe kemi besim që mund t'I fitojmë ndeshjet, ndaj jemi në krye.
Sa e vlerësuat Apoloninë? Gjëja që më ngroh ishte vlerësimi që I kishim bërë ndeshjes. Ekipi ka qenë sërioz dhe i përqëndruar në këto ndeshje, si dhe stërvitje.
Eksperienca në trofe? Nuk jam vetëm unë që kam fituar trofe. Është Vila, Daja, Karabeci, Plaku etj. Kur ke lojtarë me eksperiencë është më e lehtë, nuk jam vetëm unë. Ka pasur edhe lojtarë që nuk janë aktivizuar çdo ndeshje por në stërvitje ka pasur inpenjim, gjë që na ka ndihmuar edhe ne edhe vetë lojtarët.
Mbrojtja? Në fakt kemi sinkronizim me njëri-tjetrin, kemi lojtarë me eksperiencë në ekip dhe është viti I dytë që luajmë bashkë. Nuk duhet lënë pas dore pjesa e mesfushës, janë me muskuj që na ndihmojnë. Aleksi, Daja dhe Vila vrapojnë pafund dhe na ndihmojnë shumë.
Premio? Këtë sezon nuk e kemi parë shpesh presidentin, vetëm kur na premtoi premio. Ishte me Laçin hera e fundit.
Po është folur se do kemi 100 mijë euro në rast se fitojmë trofeun, formë premio. Edhe shuma e Kupës nëse e fitojmë do kalojë për futbollistët mes di unë", tha Arapi.