Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vetëm një mungesë për PARTIZANIN, të kuqtë gati për transfertën gjirokastrite

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm një mungesë për PARTIZANIN, të kuqtë gati

Partizani do të luajë të dielën në transfertë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores, ku do të ketë vetëm një mungesë.

Bëhet fjalë për Bruno Telushin, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Trajneri Skënder Gega ende s'ka vendosur për zëvendësuesin e tij, por gjasat janë që Kristi Kote ta nisë nga minuta e parë.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Gjirokastrës dhe pritet me interes nga dy kampet respektive. Të kuqtë kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë, ndërsa skuadra e Luftëtarit ka nevojë për pikë. Ndeshja mes Luftëtarit dhe Partizanit do të luhet të dielën në orën 13:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga