Skënderbeu është forca e dytë e kampionatit pas 7 javëve të zhvilluara. Korçarët ndodhen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë, një më pak se Egnatia kryesuese.
Pavarësisht kësaj, në skuadër ka një largim. Jourdain Fletcher nuk do të jetë më lojtar i korçarëve, pasi klubi ka vendosur të ndajë rrugët me xhamajkanin. 25-vjeçari ka luajtur vetëm 73 minuta në Superiore me fanelën e Skënderbeut, ndërsa ka hyrë si zëvendësues në duelin me Dinamon, Tiranën, Teutën dhe Kukësin.
Paraqitja e lojtarit nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe duke zhgënjyer kështu stafin teknik. Pavarësisht se erdhi me shumë bujë në merkaton e verës dhe xhamajkani nuk ka pranuar të jetë zgjedhja e fundit e Ivan Gvoazdenovic. Në këtë kushte palët kanë vendosur të ndërpresin kontratën mes tyre.
[caption id="attachment_708509" align="alignnone" width="640"] Jourdain Fletcher/ © Credits facebook.com/kfskenderbeu.al[/caption]