
Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Besëlidhjen në sfidën e javës së 20-të. Korçarët humbën kështu mundësinë të thellonin diferencën me vendin e dytë, pasi pas Ditores së Dinamos ndaj Flamurtarit, vendi i dytë ka vetëm 1 pikë më pak se Skënderbeu që udhëheq.
Loja e skuadrës nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Ivan Gvozdenovic, i cili në analizën e bërë me të tijtë ka ngritur zërin ndaj lojtarëve. Trajneri serb kërkon që në 6 sfidat e fundit skuadra të marrë pikët maksimale, pasi në këtë fazë të kampionatit nuk u lejohen hapat fals.
Gvozdenovic kërkon që lojtarët të vlerësojnë më shumë kundërshtarët dhe të përqendrohen te loja, në mënyrë që të mos çojnë dëm mundin e një sezonit. Sfida e raasdhës për korçarët është ndaj Apolonisë në shtëpi, ku kërkohet edhe reagim.