Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vetëm 3 pikë larg kreut, epoka “Mehmeti” lë Partizanin jashtë “Final Four”

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 3 pikë larg kreut, epoka “Mehmeti” lë

Dinamo nuk e nisi aspak mirë këtë sezon futbollistik me trajnerin italian Luigi Di Biagio. Skuadra dinamovite në 9 javët e para kur ishte nën drejtimin e Di Biagios mblodhi vetëm 7 pikë, duke u renditur në vendin e fundit të klasfikimit, duke bërë që të krijoheshin edhe “makthet” e mbijetesës.

Por që nga 25 tetori, kur Dritan Mehmeti mori drejtimin e Dinamos, gjithçka ndryshoi. Nga java e 10-të e deri më sot që ka përfunduar java e 25-të, Dinamo ka marrë 8 fitore, 4 humbje dhe 4 barazime. Statistika jo perfekte, por duke marrë renditjen që kur Mehmeti i ul në pankinë, Dinamo mban vendin e tretë me 28 pikë, vetëm 3 më pak se Vllaznia kryesuese.

Duke u bazuar te ndeshjet e teknikut 44-vjeçar në krye të “nëndetëses”, këta të fundit lënë jashtë nga “Final Four” Partizanin, me plot 6 pikë më shumë se të kuqtë. Gjithsesi, dinamovitët janë po aty edhe sot duke “luftuar” për katërshen e parë, luftë të cilën e kanë kryesisht me Tiranën dhe Skënderbeun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga