Kristjan Asllani nuk po arrin të fitojë besimin e Simone Inzaghit te Interit, pavarësisht se mesfushori i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje pozitive sa heë që është thirrë në aksion, sërish timonieri i zikaltërve nuk e preferon.
Në këtë fillim sezonit ka mundur të luajë vetmë 22 minuta, ndër 55 minuta të tjera i ka në Champions League. Në këto kushte duke parë edhe minutazhin e limituar që ka te zikaltërtit e ardhmja e mesfushorit të kombëtares vihet në dyshim.
Sipas “fcinterneës” raportohet se Asllani mund të huazohet në merkaton e janarit te një tjetër ekip në mënyrë që të marrë minutat e merituara. 21-vjeçari dëshiron që të jetë në gjendje optimale për Euro 2024 dhe mund të pranojë të largohet nga Interi në një tjetër ekip ku do të kisht emë shumë hapësira.
Alternativë është rikthimi te Empoli, por në Itali ka interes për shërbimet e tij edhe nga ekipe të tjera si Cagliari, Sassuolo, Hellas Verona dhe Salernitana. Ndërkohë Asllani ka 3 muaj kohë për të bindur Inzaghin për ti besuar atij një rol protagonisti në mesfushën zikaltër.