Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vetëm 1 titull kampion në histori, njihuni me kundërshtarin e Tiranës në Kupat e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 titull kampion në histori, njihuni me kundërshtarin e

Është hedhur ditën e sotme shorti në Nyon të Zvicrës ku të gjitha skuadra shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. KF Tirana do të mirpres në 13/14 korrik në shtëpi ekipin e Dinamo Batumi.

Por kush është ekipi do të përballen bardheblutë? Dinamo Batumi është një klub futbolli gjeorgjian me bazë në Batum me një vlerë rreth 7.88 milionë euro, 2.98 milionë më shumë se Tirana dhe me një stadium që ka një kapaticet prej 20 mijë vendesh.

Skuadra e DInamos ka arritur të fitojë vetëm një herë titullin kampion në Gjeorgji dhë bëhet fjalë për vitin 2021. Më herët ata kanë arritur të fitojnë edhe Kupën e Gjeorgjisë në vitin e largët 1997/98. Interesant është fakti se në të dy rastet ekipi i Dinamos ka arritur të fitojë Superkupën e Gjeorgjisë.

Eksperienca e Dinamos në Champions League nuk ka qenë më mira pasi vetëm një herë kanë marrë pjesë dhe janë mposhtur që në ndeshjen e parë nga Slovan Bratislava.

Ndërsa pjesmarrja e tyre në Europa League ka qenë përherë të parë në vitin 2015/16 por edhe këtu janë eleminuar që në raundin e parë në të gjitha rastet që kanë marrë pjes. I vetmi vit ku Dinamo ka patur një ecuri pozitivi në Europë ka qenë sezoni 2021/22 ku kanë arritur deri në raundin e 3-të Conference League ku në fund janë mposhtur nga nga klubi turk i Sivasspor.

Atë viti ata eleminuan në raundin e parë skuadrën e Tre Penne dhe në raundin e dytë u përballën me Bate Borisov ku arritën të kalonin me skuses dhe këtë të fundit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga