Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vetëm 1 kilogram larg historisë, Briken CALJA krenar: Faleminderit të gjithëve, forca e shqiptarit nuk vdes kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 kilogram larg historisë, Briken CALJA krenar: Faleminderit

Briken Calja ka reaguar për herë të parë pas garës në olimpiadën "Tokyo 2020". Peshëngritësi shqiptar arriti të renditej në vendin e katërt dhe ishte vetëm 1 kilogram larg nga medalja olimpike.

Ai ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke treguar se kthehet në Shqipëri krenar me një rezultat të paarritur më parë nga peshëngritësit shqiptarë. Ai falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur, ndërsa tani thekson se është në pritje të rezultatit përfundimtar pas analizave anti-doping.

"1 KG LARG NGA MEDALJA OLIMPIKE, VENDI I 4-t DHE NJË REZULTAT HISTORIK NË OLIMPIADËN E TOKIOS

Dolëm kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare. Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020. Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me rënditjen përfundimtare pas analizave anti-doping.


Doja t'ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t'ju përfaqësoj denjësisht. Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës!

Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje. Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës. Faleminderit,Brikeni", shkruan Calja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga