
Skënderbeu dhe Lushnja do të duelojnë mes tyre në sfidën e fundit në Kategorinë e parë. Një takim shumë i rëndësishëm për korçarët që iu bën punë vetëm fitorja për t’u shpallur kampionë të kësaj kategorie.
“Misioni” për titullin është vështirësuar në Korçë, pasi në transfertën lushnjare Ivan Gvozdenovic do të ketë 6 mungesa të sigurta. Dy lojtarë janë të pezulluar, ndësa 4 të tjerë janë të dëmtuar.
Shkëlzen Ruçi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa Dean Liço u ndëshkua me të kuq në sfidën e fundit. Ndërkohë Dumfur, Beci, Idrizaj, Vecaj janë të dëmtuar dhe nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim.
Poll