Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E TRISHTË/ Vesa nuk ia del, vajza e drejtorit të Vllaznisë ndërron jetë

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Vesa nuk ia del, vajza e drejtorit të Vllaznisë

Një lajm i trishtë ka tronditur të gjithë. Vajza e Alban Hasanit ka ndërruar jetë.  E bija e drejtorit të akademisë së Vllaznisë kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji.

E reja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën. Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

“NGUSHËLLIM

Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës - vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”, ka shkruar klubi shkodran. Edhe stafi i "Newsport.al" i shpreh ngushëllime Alban Hasanit dhe familes së tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga