Teuta – Egnatia është çerekfinalja e dytë e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë. Përballje e cila do të luhet në “Niko Dovana” në orënb 16:30.
Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate për ekipet, të cilët do të luajnë “all-in” vetëm për fitoren, e cila do t’i çonte më afër kalimit në gjysmëfinale. Si durrsakët ashtu edhe rrogozjinasit e kanë objektiv trofeun e Kupës ndaj dhe në fushë do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Edhe historia e përballjeve të këtij sezoni mes skuadrave tregon se Egnatia shihet si favorite. Në 2 ndeshjet e para të këtij sezoni mes skuadrave në Superiore kanë shkuar në favorin e rrogozhinasve. Të dyja me rezultatin minimal 1-0.
Kjo tregon se Teuta në “Niko Dovana” do të synojë “hakmarrjen” ndaj kundëershtarëve të tyre, për të ndryshuar edhe rrjedhën e statistikave. Fitorja në çerekfinale do të sillte ndërkohë edhe më shumë motivim te vendasit për ndeshjet e radhës.
