Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Rikthehet në Superiore nga Sllovenia, Teuta prezanton ish-in e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthehet në Superiore nga Sllovenia, Teuta prezanton ish-in e
Kukesi

Teuta ka kryer sot zyrtarizimin e radhës. Lojtari më i ri në Durrës është Vasili Zhongo.

25 vjeçari është prezantuar nga klubi durrsak vetëm pak minuta më parë. Zhongo ka hedhur firmën me bregdetarët pas shkëputjes nga kampionati slloven. Lojtari ka lindur në shtetin fqinj, Greqi.

Zhongo vjen në “Niko Dovana” pas shkëputjes së kontratës me klubin e njohur slloven NK Mura. Bardhezinjtë janë një skuadër e ligës sllovene e cila gjithnjë pretendon hyrjen në Europë.

Kujtojmë që mbrojtësi ka luajtur më parë me Kukësin dhe Bylisin në Superiore. Pjesëtari më i ri i Teutës kishte kontratë deri në qershor të vitit 2026 me klubin e Murës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga