Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Nigeria në Shqipëri, mbrojtësi 21-vjeçar firmos me klubin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Nigeria në Shqipëri, mbrojtësi 21-vjeçar
Chibuike Prestige Ohaegbulam

Chibuike Prestige Ohaegbulam është futbollisti më i ri i Vorës. Pasi mbylli aventurën e tij me Ikorodu City në Nigeri, 21-vjeçari vendosi që të transferohej në Superioren e Shqipërisë.

Ai ka firmosur ditën e sotme me klubin e Vorës, me këta të fundit që kanë zyrtarizuar gjithçka. Lojtari është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje, e cila kryhet pasditen e sotme.

Njoftimi i klubit të Vorës:

Ashtu siç ishte paralajmëruar më datë 8 gusht, futbollisti Chibuike Prestige pas marrjes së vizës ka mbërritur sot në Vorë dhe ka firmosur kontratën me ekipin tonë. Lojtari do t’i bashkohet skuadrës në seancën stërvitore të pasdites së sotme.

Poll

Lexo gjithashtu