Tirana
Tirana dhe Bylis do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 15:00.
Një duel direkt për “luftën” e mbijetesës, edhe pse ballshiotët janë pak më të qetë me 26 pikë dhe të dalë nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, bardheblutë kanë një arsye më shumë për 3 pikët, pasi me 21 të tilla, mbajnë vendin e fundit.
Një tjetër arsye që i jep “të drejtë” Tiranës për fitore, është e shkuara. Në 38 ndeshje të zhvilluara mes dy ekipeve, bardheblutë kanë fituar 19 prej tyre, ndërsa 12 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Në krahun tjetër, Bylis ka triufmuar vetëm 7 herë.
Poll
