Redon Ismaili
Partizani po kalon një super moment, teksa derbi i fituar përballë Dinamos me shifrat 2-0 tregoi qartë forcën e të kuqve. Një nga lojtarët që ka rënë në sy gjatë kësaj periudhe, është edhe mesfushori Redon Ismaili.
23-vjeçari nga Gjilani ka bërë “jehonë” edhe në Kosovë, ku mediat e atjeshme nuk kanë kursyer elozhet për të. Pavarësisht se Rowan Human po bën namin te Partizani me performanca të shkëlqyera, duke bërë mirë edhe rolet sulmuese, në Kosovë e shohin Ismailin si “zemrën” e Partizanit.
Media “Gazeta OLLE” e cilëson 23-vjeçarin si mesfushorin më të mirë në Shqipëri. Më tej, Ismailin e çojnë në “qiellin e shtatë”, duke e quajtur edhe “trurin” që organizon lojën e të kuqve.
Poll
