Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Tha se ishte larguar me mirëkuptim, zbulohet e VËRTETA te Tirana! Orges Shehi me dorë të hekurt, ç'ndodhi në ndeshjen me Elbasanin

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Tha se ishte larguar me mirëkuptim, zbulohet e VËRTETA te
Orges Shehi - Emmanuel Ernest

Largimi i Emmanuel Ernest nga Tirana ishte i papritur. I rikthyer në merkaton e janarit për të ndihmuar ekipin që të dalë nga “kriza”, sulmuesi nga Liberia njoftoi dje largimin nga bardheblutë, duke theksuar se gjithçka është mbyllur me mirëkuptim.

Mirëpo, asgjë nuk është ashtu si vetë futbollisti 25-vjeçar shkroi në rrjetet sociale. Newsport.al ka mësuar se gjithçka ka nisur në ndeshjen që Tirana humbi me shifrat 0-1 përballë Elbasanit, sfidë të cilën Ernest e nisi nga stoli.

Në një moment të sfidës, trajneri Orges Shehi e ka thirrur sulmuesin që të përgatitet për t’u aktivizuar në fushën e lojës. Në krahun tjetër, mësohet se vetë Ernest ka kundërshtuar fjalën e trajnerit, duke refuzuar që të çohet në nxehmje, që më pas të futej në fushë për të ndihmuar ekipin.

Kjo ka mjaftuar që vetë trajneri Shehi, por edhe Drejtori Sportiv i klubit, Omer Bunjaku t’i japin “goditjen” përfundimtare sulmuesit, duke e përjashtuar nga ekipi. Ndeshja me Elbasanin i "vuri kapak", gjë që ka sjellë vendimin e klubit për t'i dhënë fund bashkëpunimit me futbollistin nga Liberia.

Poll

Lexo gjithashtu