Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bylis me “kokën lart” drejt kryeqytetit, Mirel Josa di si mposhtet Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis me “kokën lart” drejt kryeqytetit, Mirel Josa di si
Mirel Josa

Tirana dhe Bylis do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 15:00.

Një duel direkt për mbijetesën, edhe pse ballshiotët janë paksa më të qetë, pasi dolën nga “zona e ftohtë”. Megjithatë, në kryeqytet i pret një ndeshje e vështirë, duke ditur që Tirana është “all-in”.

Por, Bylis beson te trajneri Mirel Josa, kjo për shkak se 62-vjeçari ka të shkuar pozitive përballë bardhebluve. Në 35 ndeshje si trajner ndaj Tiranës, Josa ka 16 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, duke i dhënë shpresë për 3 pikët ekipit ballshiot.

Poll

Lexo gjithashtu