
Edison Ndreca/ © Credits facebook.com/KFEgnatiaAlbania
Edison Ndreca do të vazhdojë të qëndrojë te Egnatia. Kampionët kanë rinovuar me 30-vjeçarin edhe për 2 sezone tjera.
Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar këtë lëvizje në skuadër, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim me fanellën e kampionëve. Ky është rinovimi i dytë për rrogozhinasit, të cilët pak ditë më parë “blinduan” për 3 vite edhe Albano Aleksin.
“Edison Ndreca qëndron tek kampionët.
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin u rinovua për dy vjet te tjera.
Suksese!”, shkruan klubi kampion. Mirditori u bë pojesë e Egnatias në verën e vitit 2023, teksa tashmë do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Edlir Tetovës.
Poll