Arbër Çyrbja nuk është më pjesë e Teutës. Anësori i krahut të djathtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me klubin durrsak, aty edhe ku ka nisur karrierën. Është vetë Teuta që ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit.
“KF Teuta njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Cyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve. E falenderojmë Arbërin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij. Faleminderit Arbër”, shkruan klubi i Superiores.
Kujtojmë se Çyrbja ka një aventurë të gjatë në futbollin shqiptar, teksa ka luajtur edhe në Kosovë. 32-vjeçari është aktivizuar me ekipe si Teuta, Erzeni, Elbasani, Kukësi, Gjilani, Egnatia dhe Dukagjini.

