Albion Ademi kur ishte pjesë e Kombëtares U21
Albion Ademi është futbollisti më i ri i i Shenzhen Peng City. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Tianjin Jinmen Tiger, për të nisur një të re me ekipin tjetër të Superligës kineze.
Për shkak se kontrata e tij me ekipin e TJ Jinmen kishte përfunduar, klubi tjetër kinez, SZ Peng City të cilësuar si "blutë" e Superligës kineze, s’paguan asnjë kacidhe. Pra, shqiptari kaloi nga njëri ekip tek tjetri falas.
Kujtojmë se 26-vjeçari dikur ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U21. Ai ka debutuar në vitin 2018, teksa ka zhvilluar në total 5 ndeshje, por duke mos mundur kurrë të jetë pjesë e Kombëtares A.
View this post on Instagram
Poll
