Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Prova e "jetës" për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares duhet të bëjë një "zgjedhje"

Shkruar nga NEWSPORT
Prova e "jetës" për Armando Brojën, sulmuesi i
Armando Broja

Armando Broja është i destinuar të ndryshojë sërish ambient në një periudhë kohore të shkurtër, kjo pas vendimit të marrë të trajnerit të Burnleyt, Michael Jackson, i cili e la jashtë skuadrës në ndeshjen e humbur ndaj Arsenalit, në shifrat 0-1.

Besimi është një faktor kyç që po i mungon sulmuesit të Kombëtares, i cili pavarësisht përpjekjes për t’i dhënë fund huazimeve të njëpasnjëshme për t’u zhvendosur pikërisht në këtë skuadër, nuk po ia del të “ngre kokë”.

24 ndeshje të zhvilluara gjithsej dhe vetëm në 8 prej tyre si titullar në këtë edicion janë “dëshmi” që Broja nuk është konsideruar aspak si i preferuar për repartin ofensiv. Pavarësisht se 24-vjeçarit s’i ka ecur me dëmtimet, duke mbetur “peng” i shqetësimeve fizike, një tjetër pikë që ngre dilema është performanca aktive në fushën e lojës si dhe minutat në këmbë, diçka që reflektohet dukshëm.

Sulmuesi i Kombëtares ka humbur në një “udhëkryq”. Edhe pse transferimi pikërisht në këtë skuadër u pa si një zgjidhje “shpëtimtare” për t’i shpëtuar njëherë e mirë huazimeve të njëpasnjëshme, ai mund t’i kthejë sërish sytë për një tjetër destinacion.

Sepse, së pari, të luash në ligën e dytë angleze për nga rëndësia kërkon një kurajo të madhe dhe do të ishte një hap pas për karrierën e tij. Dhe së dyti, nëse aludimet për një interesim konkret nga Gjermania dhe Spanja qëndrojnë, Broja duhet ta ketë vigjilencën maksimale për të hedhur "grepat" drejt një tjetër transferimi.

Poll

Lexo gjithashtu