Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jasir Asani “zhduk” Cristiano Ronaldon, sulmuesi i Kombëtares “gozhdon” vendin mes më të mirëve në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Jasir Asani “zhduk” Cristiano Ronaldon, sulmuesi i Kombëtares
Jasir Asani - Formacioni i sezonit në Champions League-n aziatike - Cristiano Ronaldo

Nëse do t’i referoheshim paraqitjes së fundit të Jasir Asanit në fushën e blertë, do të na duhet të ktheheshim më 27 shkurt, ku anësori luajti për 90 minuta për skuadrën e tij Esteghal në fitoren 2-1 përballë Fajr Sepasi, e vlefshme për kupën “Persian Gulf Pro”.

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares i ka dëshmuar vlerën e tij përgjatë këtij sezoni, me 13 golat e shënuar dhe 4 të asistuar në 29 ndeshje në total, çfarë ka mjaftuar që Asani të “fiksojë” vendin e tij në formacionin më të mirë të sezonit në Champions League-n aziatike.

I vlerësuar me notën 7.21 nga platformave e vlerësimeve Sofascore, sulmuesi shqiptar mban krahun e majtë të sulmit, në rreshtimin 3-2-5-1, ku ndodhet krahas lojtarëve si Diminguez, Angelo dhe Buhagiar.

Nëp këtë 11-she mungon Cristiano Ronaldo, sulmuesi portugez që luan për Al Nassr në Ligën Saudite, skuadër që përfaqësohet vetëm me tre elementë, mbrojtësit Martinez dhe Al Amri.

Jasir Asani “zhduk” Cristiano Ronaldon, sulmuesi i Kombëtares
Formacioni i sezonit në Champions League-n aziatike

 

 

Poll

Lexo gjithashtu